Ndryshon projekti i Unazës/ Tenderi te “Shqiponja”, tender i ri me të njëjtën vlerë - Bota Sot
Ndryshon projekti i Unazës/ Tenderi te “Shqiponja”, tender i ri me të njëjtën vlerë

Tirana

Ndryshon projekti i Unazës/ Tenderi te “Shqiponja”, tender i ri me të njëjtën vlerë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 15:43
Foto

Projekti i ri i prezantuar per mbikalimin shqiponja është miratuar nga këshilli teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe pritet të nxirret për tenderim.

Kosto totale është 2 miliard e 695,7 milion e lekë dhe sipas qeverisë po t’i zbresësh vlerën e TVSH dhe rezervën e fondeve, shuma që do të prokurorët është përafërt me tenderin e parë që u anulua.

Tenderi per projektin e mëparshëm e mbikalimit tek sheshi Shqiponja u anulua pas skandalit me kompaninë guackë “DH Albania”, e cila ishte shpallur fituese duke ofruar 20 milionë euro, ndërkohe që çështja po hetohet nga prokuroria. Nga ana tjetër qeveria shqiptare nuk ka arritur të arkëtojë deri tani garancinë e sigurimit të ofertës dhe për këtë gjendet në proces gjyqësor me një kompani sigurimesh.

Ndërkohë puna per rindërtimit e unazës së re nuk ka nisur në terren ende. Nuk ka një datë të saktë, edhe pse procedurat e shpronësimit kanë avancuar.

Sipas ministres Balluku rikostruskioni mund të nisë me parë tek loti i dytë që i takon pjesës qëndore, pasi edhe per tenderit e lotit të tretë që përfshin pjesën tek Pallati me Shigjeta po zhvillohen hetime nga Prokuroria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...