Pamjet e aksidentit tmerrues, sa afër i “shkon” vdekja këtij këmbësori

Tirana

Pamjet e aksidentit tmerrues, sa afër i “shkon” vdekja këtij këmbësori

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 14:13
Pamje nga aksidenti

Dalin pamjet e aksidentit të ndodhur në rrugën e Kavajës në Tiranë më 10 qershor.

Në aksident u përfshinë dy makina dhe një motor.

Nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurise duket makina tip Nissan Juke me targa franceze e cila përplaset me një makinë tip Volkswagen te parkuar dhe me një motor.

Në atë moment duket dhe një kalimtar i cili duket se po komunikon në telefon dhe për një fije i shpëton fatmirësisht kësaj përplasjeje të tmerrshme që mund të përfundonte me pasoja më të rënda

Nga informacionet në aksident mbetën të plagosur katër kalimtarë, dy prej tyre turistë francezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat