Aksident tragjik, vdesin 4 anëtarë të një familjeje shqiptare

Tirana

Aksident tragjik, vdesin 4 anëtarë të një familjeje shqiptare

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Një aksident me bilanc lufte ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në aksin Elbasan-Tiranë. Nga kjo ngjarje tragjike numërohen 4 viktima të së njëjtës familje dhe një i plagosur.  

Burime zyrtare të policisë raportojnë se në afërsi të një qendre tregtare, mjeti me drejtues shtetasin  A. A., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët; V. B; B. B; F. B; Xh. B, ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat