E përplas ambulanca, vdes në spital e moshuara - Bota Sot
E përplas ambulanca, vdes në spital e moshuara

Tirana

E përplas ambulanca, vdes në spital e moshuara

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Një grua e moshuar, e cila u përplas nga një ambulancë më herët gjatë ditës në në Tiranë, ka ndërruar jetë në spital.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në rrugën Ferit Xhajko pranë ish Restorant Durrësit, kur mjeti i ambulancës me drejtues H., G. ka humbur kontrollin duke aksidentuar këmbësoren F.,S, rreth 70 vjeçe.

E moshuara u dërgua në Qendrës Spitalore Universitare, ku pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve humbi jetën.

Drejtuesi e mjetit ndodhet aktualisht i shoqëruar në komisariat, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...