Çaji që alarmoi Ambasadën Britanike në Tiranë

Tirana

Çaji që alarmoi Ambasadën Britanike në Tiranë

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 17:36
ilustrim

Çaji i mbasdites është një rit i njohur dhe qetësues për britanikët. Por një pako me çaj që ka mbërritur në mesditë në ambjentet e Ambasadës Britanike këtu në Tiranë, ka rezultuar shqetësues për punonjësit e sigurisë së Ambasadës por edhe për policinë e shtetit.

Shkak për alarmimin e autoriteteve u bë fakti se askush nuk e kishte porositur pakon e dyshimtë, e cila ishte dërguar nga India dhe për të cilën si fillim u mendua se mund të kishte lëndë plasëse apo helmuese.

Siç rezulton nga raportimi i ngjarjes, në orën 13.30, një qese me çaj me mbishkrimin “Green sense organic” u soll përmes postës, në Ambasadën Angleze, por përmbajtja e saj u mësua vetëm pasi ndërhyri reparti policor i specializuar, për situata të tilla.

Ngjarjen e konfirmon edhe Ambasada Britanike, që shton se është ndjekur protokolli i zakonshëm, duke e referuar ngjarjen tek policia.

Nga ana tjetër , policia thotë jo zyrtarisht, se për shkak të dyshimeve se mund të bëhej fjalë, për lëndë plasëse apo edhe për një pako me lëndë helmuese është ndërhyrë me shpërthim të kontrolluar.

Menjëherë pas këtij veprimi, lënda është përcjellë në laboratorin e kriminalistikës edhe pse në fakt nga kqyrja paraprake konfirmohet se në brendësi të pakos nuk kishte asgjë tjetër veç çajit organik.

Policia thotë për TCH se çaji ishte porositur në Indi dhe duhej dorëzuar në Maqedoni .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat