Rreth 60% e pishinave në Tiranë kontrolle dhe monitorim

Tirana

Rreth 60% e pishinave në Tiranë kontrolle dhe monitorim

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 16:49
Ilustrim

Frekuentuesit në pishina nuk zbatojnë rregullat e vendosura në to, duke u bërë shkak për ndotje dhe përhapjen e infeksioneve. Specialistët e Autoriteti Shëndetësor Rajonal bëjnë apel për më tepër kujdes, pasi mosrespektimi i rregullave është një burim infeksionesh.

Rreth 60% e pishinave në Tiranë janë monitoruar nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal.

Pjesa më e madhe e tyre kanë rezultuar brenda kritereve të vendosura, ndërsa shqetësim mbetet mos zbatimi i rregullave të pishinave nga frekuentuesit.

Sipas specialistit, Gimjan Dokle, mosrespektimi i këtyre rregullave higjienike sjell edhe shqetësime shëndetësore.

Gimjan Dokle: Pasojat më të dukshme janë irritimi i lëkurës, sidomos te zona e pishinave të fëmijëve, dhe sklerat te sytë.

Monitorimet në pishina do të vijojnë përgjatë sezonit të verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat