Veliaj: Vëzhguesit e Këshillit të Europës nuk janë tërhequr - Bota Sot
Veliaj: Vëzhguesit e Këshillit të Europës nuk janë tërhequr

Tirana

Veliaj: Vëzhguesit e Këshillit të Europës nuk janë tërhequr

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 08:34
Erion Veliaj

Erion Veliaj, kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, dhe kryebashkiaku në detyrë, ka sqaruar nga Dajti edhe lajmin për tërheqjen e vëzhguesve të Këshillit të Europës.

“Ishte një nga 40 organizata të cilat thoshin se kemi marrë raportime për dhunë, dhe nuk ishte Keshilli, por është një organizatë vullnetare në kongresin e Këshillit të Europës. Brenda kësaj trupe kishin marrë informacione nga Voltana”- tha Veliaj.

Veliaj shtoi se në 30 qershor, vëzhguesit e Këshillit të Europës do të jenë në Tiranë prezent.

“Dua t’ju them pasi fola për përfaqësuesit e kongresit dhe u thashë se nuk jemi të dhunshëm, Këshilli i Kongresit të Europës do të jetë këtë javë në Tiranë”- tha Veliaj.

Për kryebashkiakun Veliaj, dita e zgjedhjeve do të jetë një ditë frymëzuese.

“Ditën e zgjedhjeve do të jetë dita më frymëzuese, më e frytshme, më e paqtë”- tha kryebashkiaku Erion Veliaj.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...