Mbyllet numërimi në Tiranë, sa është diferenca e votave të Veliajt nga 2015 - Bota Sot
Mbyllet numërimi në Tiranë, sa është diferenca e votave të Veliajt nga 2015

Tirana

Mbyllet numërimi në Tiranë, sa është diferenca e votave të Veliajt nga 2015

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 09:31
Foto

Është mbyllur procesi i numërimit të votave për bashkinë e Tiranës. 919 kutitë janë numëruar dhe kandidati i PS, Erion Veliaj është shpallur fitues me 94.21% të votave, ndërsa kundërshtari i tij ka siguruar vetëm 5.79% të votave.

Thënë ndryshe, Veliaj ka siguruar 152,230 vota në 30 qershor, shifër që është 8002 vota më e ulët se ato që fitoi në zgjedhjet lokale të 2015-ës.

Katër vite më parë, Partia Socialiste ishte në koalicion së bashku me LSI-në dhe PDIU-në, votat e të cilave shkuan për Erion Veliajn. Për socialistët, kjo diferencë e vogël e votave në Tiranë në katër vite, tregon që Erion Veliaj ka rikuperuar i vetëm edhe votat e dy ish-partnerëve në koalicion, të cilët në 30 qershor nuk u bënë pjesë e garës.

Top Channel raportoi dje se në 11 njësitë administrative të Tiranës numri i votave të pavlefshme ishte 10 mijë e 740.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...