Veliaj: Janë hapur kampe verore në të gjitha shkollat komunitare - Bota Sot
Veliaj: Janë hapur kampe verore në të gjitha shkollat komunitare

Tirana

Veliaj: Janë hapur kampe verore në të gjitha shkollat komunitare

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 18:29
Erion Veliaj

E kthyer në një traditë të bukur, Bashkia e Tiranës ka ngritur edhe këtë vit kampe verore për fëmijët, duke u mundësuar të gjithë vogëlushëve që pavarësisht nëse prindërit e tyre kanë ose jo mundësi financiare, një alternativë për të kaluar ditët e nxehta në mënyrë sa më aktive dhe argëtuese.

Përmes një postimi në Facebook, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fton të gjithë të vegjlit që këtë verë të regjistrohen në kampet verore të hapura në të gjitha shkollat komunitare në kryeqytet.

“Janë hapur kampet verore në të gjitha shkollat komunitare që vogëlushët tanë ta kalojnë verën në ambiente të sigurta e me aktivitet fizik të shëndetshëm”, shkruan Veliaj.

Përveç argëtimit përmes lojërave të ndryshme dhe aktiviteteve festive, fëmijët kanë mundësi që të trajtojnë dhe të diskutojnë në grup çështje dhe problematika që shqetësojnë këtë grupmoshë në jetën e përditshme, shkollë, familje dhe në komunitet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...