Veliaj: Koha që Tirana të ketë 24 orë ujë të pijshëm - Bota Sot
Veliaj: Koha që Tirana të ketë 24 orë ujë të pijshëm

Tirana

Veliaj: Koha që Tirana të ketë 24 orë ujë të pijshëm

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 18:20
Pamje nga takimi

Menjëherë pas rikonfirmimit edhe për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është ftuar në Londër nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për të vijuar investimet në Tiranë.

Në takimin për “Qytetet e Gjelbra” të organizuar nga BERZH, Tirana është vlerësuar si një ndër qytetet model për transformimin që ka pësuar, veçanërisht sa i përket nismave konkrete për një qytet të gjelbër.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se fushata e mbjelljes së pemëve, e cila fillimisht u pa me skepticizëm dhe prit si shaka, tashmë është fakt, ndërsa theksoi k filluar puna për një mandat të dytë energjik për transformimin e qytetit.

 “Jam shumë i lumtur që fillojmë këtë mandat të dytë energjik në Tiranë me një vizitë tek partnerët tanë të BERZH-it, ku Tirana është cilësuar si një ndër qytetet model për transformimin që ka pësuar, kryesisht me iniciativat tona të gjelbra, duke filluar nga Pylli Orbital, diçka që nisi si me shaka, një pemë këtu, një pemë atje, por tani është bërë një lëvizje ngjitëse tek fëmijët e çdo familjar që është përfshirë në gjelbërimin e Tiranës”, tha Veliaj.

Si një nga partnerët më të besueshëm të BERZH, Tirana ia doli që brenda një mandati të zgjidhë problematikën me rrjetin e kanalizimeve, ndërkohë që përmirësime pësoi edhe furnizimi me ujë të pijshëm i kryeqytetit.

Kreu i Bashkisë u shpreh se tashmë ka ardhur koha që Tirana të kalojë në 24 orë ujë të pijshëm.

“Si klientë të BERZH-it, që financohemi për rrjetin tonë të ujit, jam shumë i lumtur që brenda këtij mandati zgjidhëm të gjithë problematikën që kishim me rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza, me kreditorët tanë japonezë rifillojmë së shpejti aty, kurse me kreditorët tanë të BERZH po bëjmë dyfishimin e impiantit të Bovillës dhe dyfishimin e furnizimit të ujit në Tiranë. Kaluam në mandatin e parë nga 6 orë në 14 orë; ka ardhur koha që nga 14 orë në 24 orë dhe besoj që me financimet dhe investimet që po bëjmë, ditët më të mira edhe për ujin në Tiranë, i kemi përpara”,theksoi Veliaj.

Një prej nismave të suksesshme të ndërmarra nga Bashkia është edhe rrjeti minimal i biçikletave për një mjedis më të pastër dhe me më pak makina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...