130 gjoba në muaj për transportin publik në kryeqytet - Bota Sot
130 gjoba në muaj për transportin publik në kryeqytet

Tirana

130 gjoba në muaj për transportin publik në kryeqytet

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 16:01
Qytetarët ankohen se shërbimi urban në disa linja le për të dëshiruar.

280 autobusë të 16 linjave të shërbimit të transportit publik qarkullojnë në kryeqytet prej orës 5 të mëngjesit deri në mesnatë.

Qytetarët ankohen se shërbimi urban në disa linja le për të dëshiruar.

Por ajo çfarë vihet re më shumë në këto ditë të nxehta është mungesa e kondicionerëve, që në disa raste e bën të pamundur udhëtimin.

Por këto problematika nuk kanë kaluar pa u ndëshkuar nga inspektorët e Agjencisë së Mbrojtës së Konsumatorëve në Bashkinë e Tiranës.

“Kemi vënë 130 gjoba vetëm në Qershor, për pastërti kondicioner”, tha inspektori Ester Agalliu.

Shkeljet e përsëritura po ju rrezikojnë licensën disa kompanive.

Megjithatë inspektoret thonë se nga viti në vit shërbimi ka ardhur drejt përmirësimit e kjo pohohet edhe nga qytetarët.

Vitet e fundit janë shtuar disa linja të reja urbane për kryeqytetin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...