Investimet te Njësia 5/ Veliaj: Rruga ka rritur vlerën e banesave

Tirana

Investimet te Njësia 5/ Veliaj: Rruga ka rritur vlerën e banesave

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 17:24
Erjon Veliaj

Kryebashkiaku Erjon Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve në rrugën “Dhimitër Shuteriqi” në njësinë 5, një aks rrugore që para ndërhyrjes ishte thjesht një monopat për të kaluar.

Veliaj tha se shtëpitë e kësaj zone të ndërtuara gjatë tranzicionit e të legalizuara tashmë, kanë marrë tjetër vlerë për shkak të përmirësimit të infrastrukturës. Gjatë punimeve në këtë rrugë me mirëkuptimin edhe të komunitetit, janë ulur muret rrethuese dhe janë vendosur kangjellat.

“E vlerësojmë faktin që edhe pse piku i vapës në ditë të verës, i kemi ndenjur punës te koka dhe në fund të fundit, mbajmë premtimin që dhamë. Ndaj, edhe data 30 qershor është vetëm fillimi me energji të reja i punës dhe jo detyrimisht fundi dhe lënia pas dore e punëve. Për ne fushata është ajo çka ndodh 4 vite përditë; përditë një punë konkrete, që mos të dallojë fare ai 30 ditëshi zyrtar i fushatës, nga 1500 ditët e qeverisjes dhe administratës lokale. Puna konkrete sot ishte “Dhimitër Shuteriqi”, kështu që ta gëzojmë të gjithë”, tha Veliaj.

Veliaj u bëri edhe një apel drejtuesve të automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë brenda zonave të banuara.

“Thirrja ime për të gjithë qytetarët, sidomos për ata që janë të rinj dhe që u vlon gjaku në timon është: Me qetësi, me ngadalë, jeta, siguria, është e paçmueshme. Kështu që, nuk duam që të gjitha këto investime të kthehen në problematikë për komunitetin”, tha më tej ai.

Kreu i bashkisë u bëri thirrje qytetarët që të aplikojnë për “Fondin e Komunitetit”, një nismë qe ka dhënë rezultate në shumë lagje të kryeqytetit, duke rritur cilësinë e jetës së banorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat