Aksident në qendër të Tiranës, makina përfundon në trotuar

Tirana

Aksident në qendër të Tiranës, makina përfundon në trotuar

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 07:35
Pamje nga aksidenti

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmë në qendër të Tiranës.

Automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuarin që përdoret dhe për lëvizjen e biçikletave.

Ngjarja ndodhi në 00.01 të së dielës në bulevardin Zogu i Parë pranë hotel Tirana në kryeqytet.

Janë të paqarta shkaqet pse makina humbi kontrollin duke u futur jashtë rrugës, në trotuar.

Nuk raportohen njerëz të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat