Kjo është çerdhja më e re që po ndërtohet nga Bashkia Tiranë - Bota Sot
Kjo është çerdhja më e re që po ndërtohet nga Bashkia Tiranë

Tirana

Kjo është çerdhja më e re që po ndërtohet nga Bashkia Tiranë

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 10:16
Foto

Katër vite më parë askujt nuk do ia kishte marrë mendja që kopshtet publike do të ishin më të preferuara se ato private. Por falë investimeve të Bashkisë së Tiranës ky trend ka ndryshuar, duke rritur së tepërmi kërkesat e prindërve për të regjistruar fëmijët e tyre në çerdhet dhe kopshtet publike.

Për të përballuar numrin e lartë të kërkesave, Bashkia e Tiranës po ndërton një kopsht dhe një çerdhe të integruar  në njësinë administrative nr 6, ish Kopshti nr.34.

Objekti i ri është planifikuar të jetë me dy dhe tre kate, aktualisht po kryhen punime ndërtimi dhe në vijim punimet elektrike, punime hidraulike, sistemi i ngrohjes dhe sistemim i jashtëm i sheshit.

Banorët e Kombinatit do të përfitojnë investimin më të rëndësishëm për fëmijën e tyre dhe në të gjithë bashkë për komunitetin tonë.

Ndërkohë, çerdhet dhe kopshtet pranë vendit të punës do të jenë një projekt pilot që do të nisë Bashkia e Tiranës këtë mandat të dytë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...