Mërgimtari shet mend me Lamborgini në Tiranë, por e pëson keq nga Policia

Tirana

Mërgimtari shet mend me Lamborgini në Tiranë, por e pëson keq nga Policia

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 21:18
Bashkia ka publikuar fotot që tregojnë të njëjtin mjet duke parkuar tre herë gabim në vende të ndryshme.

Një makinë luksoze tip “Lamborgini” është bllokuar pasi kishte parkuar gabim disa herë në Tiranë, kryebashkiaku Veliaj ka publikuar fotot në rrjetet sociale, ndërsa kishte edhe një koment.

“Lamborghinin ta kesh me jetë lali, por mëso te parkosh, sic parkon dhe në Gjermani! Flm qytetarëve që raportojnë çdo ditë problematikat tek aplikacioni “Tirana Ime” – një mundësi që secili të sillet si kryetar bashkie për mëhallën e vet”, shkruan Veliaj.

Bashkia ka publikuar fotot që tregojnë të njëjtin mjet duke parkuar tre herë gabim në vende të ndryshme.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat