Shpërthim i fuqishëm në zonën e ish-Bllokut, 4 të plagosur

Tirana

Shpërthim i fuqishëm në zonën e ish-Bllokut, 4 të plagosur

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 13:54
Foto

Shpërthimi ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të dy bombolave me helium në një dyqan eventesh. Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm, saqë është dëmtuar edhe një biznes tjetër ngjitur me lokalin, një argjendari.

Raportohet se janë 4 të plagosur, 3 prej të cilëve janë: 1 banor që kalonte rastësisht dhe 2 vajza punonjëse të argjendarisë aty pranë.

Ata janë dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen dhe njofton se të dëmtuarit janë shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D.S.

***

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e ish-bllokut ditën e sotme në rrugën “Vaso Pasha”.

Shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në lokal. Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm, saqë është dëmtuar edhe një biznes tjetër ngjitur me lokalin, një argjendari.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat