Shesh dhe kënd i ri lodrash për banorët e rrugës “Eshref Frashëri”, Tiranë - Bota Sot
Shesh dhe kënd i ri lodrash për banorët e rrugës “Eshref Frashëri”, Tiranë

Tirana

Shesh dhe kënd i ri lodrash për banorët e rrugës “Eshref Frashëri”, Tiranë

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 09:52
Foto

Një tjetër lagje në kryeqytet, kësaj here në zonën e “Don Boskos”, po merr një pamje të re, me infrastrukturë rrugore, ambiente çlodhëse dhe argëtuese, si dhe shërbime cilësore për qytetarët.

Bëhet fjalë për bllokun e banimit në rrugën “Eshref Frashëri”, ku falë investimeve të Bashkisë së Tiranës, e gjithë hapësira ka marrë një pamje të re.
Ndërkohë që një pjesë e qytetarëve kanë nisur pushimet për këtë sezon veror, punonjësit e Mirëmbajtjes së Rrugëve kanë vijuar punën për rehabilitimin e zonës, me shtrimin e trotuareve, vendosjen e stolave, ndriçimin dhe gjelbërimin.
Po kaq cilësor dhe e rëndësishëm për banorët e zonës, është investimi për këndin e ri të lodrave për fëmijët, i cili ndërthuret së miri me infrastrukturën në rrugën “Eshref Frashëri”.
Sakaq, Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe në zona të tjera në kryeqytet për t’iu mundësuar qytetarëve hapësira sa më komode, çlodhëse dhe me standarde.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...