Vodhi paratë dhe celularët në një dyqan në Tiranë, shihni pamjet si veproi - Bota Sot
Vodhi paratë dhe celularët në një dyqan në Tiranë, shihni pamjet si veproi

Tirana

Vodhi paratë dhe celularët në një dyqan në Tiranë, shihni pamjet si veproi

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 09:06
Pamje nga video

Arrestohet një person, i cili u identifikua nëpërmjet pamjeve filmike, pasi kishte vjedhur dy telefona celularë me vlerë rreth 70.000 lekë në një dyqan celularësh.

Kështu efektivët e komisariatit Nr.2 në Tiranë, pas analizimit të pamjeve filmike, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative mbi vendndodhjen e personit të dyshuar si autor i vjedhjes së celularëve, kanë organizuar punën duke bërë të mundur kapjen e tij.

Bëhet fjalë për A. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar për veprën penale “Vjedhja”.

Ndalimi i tij u bë gjatë kësaj të enjteje, pasi më 16 korrik në orët e mbrëmjes, në rrugën “Sulejman Delvina” ka hyrë në një dyqan dhe ka vjedhur dy aparate celulare, me vlerë rreth 70.000 lekë të reja.

Aktualisht vijon puna hetimore, pasi dyshohet se 36-vjeçari ka kryer edhe vjedhje të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...