Kreu i zjarrfikëses në Tiranë i drejtohet qytetarëve: Mos përdorni bombula të tilla, po rrezikoni jetën!

Tirana

Kreu i zjarrfikëses në Tiranë i drejtohet qytetarëve: Mos përdorni bombula të tilla, po rrezikoni jetën!

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 00:33
Ilustrim

Bombolat e gazit të palicensuara vijojnë të mbeten shqetësim për shërbimin zjarrfikës dhe për Inspektoratin Shtetëror Teknik dhe Industrial.

Në një intervistë për ABC News, drejtori i zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj u shpreh se, në Bashkimin Europian bombolat 5 kg dhe 3 kg që përdoren në banesa për gatim kanë dekada që janë hequr nga qarkullimi.

E njëjta situata frike dhe paniku në lidhje me përdorimin  e gazit paraqitet edhe në zonat bregdetare. Goxha pohoi se shumë hotele dhe restorante duhet të bëjnë zhvendosjen e çisternave të gazit në ambiente të hapura, për të shmangur ngjarjet të rënda.

Efektivët zjarrfikës nga 15 qershori deri në 15 shtator kanë kaluar në gatishmëri për të përballuar situatën e zjarreve në pyje.

Në total janë 120 punonjës dhe vetëm në qytetin e Tiranë ndodhen 6 statcione zjarrëfikëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat