Tension te Teatri Kombëtar, policia rrethon godinën por kundërshtohet nga protestuesit

Tirana

Tension te Teatri Kombëtar, policia rrethon godinën por kundërshtohet nga protestuesit

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 08:40
Tension te Teatri Kombëtar

Policia ka rrethuar sot godinën e Teatrit Kombëtar për të nxjerrë jashtë objektet që ndodhen brenda. Por ky veprim i uniformave blu është kundërshtuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarë të tjerë që qëndrojnë prej ditësh në ruajtje të godinës.

Ata kanë kundërshtuar ndëhyrjen e policisë dhe kanë kërkuar largimin e tyre nga hapësira e teatrit.

Aktualisht situata paraqitet e qetë, ndonëse protestuesit dhe policët vijojnë të qëndrojnë përballë njëri-tjetrit.

Për më shumë se një vit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kundërshton planin e Qeverisë për prishjen e godinës, për të cilën thonë se është trashëgimi kulturore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat