Fjalimin e parë si kryebashkiak Veliaj ia “dedikon” Ramës….e quan kryeministrin “katunar”!

Tirana

Fjalimin e parë si kryebashkiak Veliaj ia “dedikon” Ramës….e quan kryeministrin “katunar”!

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 23:23
Erion Veliaj

Erion Veliaj është betuar si kryebashkiaku i Tiranës për 4 vitet e ardhshme në godinën e Bashkisë së kryeqytetit dhe fjalët e para të tij ia ka “dedikuar” kryeministrit Rama, i pranishëm në ceremoni.

Madje në një moment Veliaj ka bërë një batutë duke e quajtur Ramën një “katunar”, duke iu referuar një fjalie të vetë kryeministrit gjatë fjalës së tij para Këshillit Bashkiak.

Veliaj: Jam i lumtur dhe entuziast që jo vetëm kryetari ynë i Këshillit është një  katunar nga Peza, Toni Gogu…por jam shumë entuziast (flet Rama, nuk kuptohet se çfarë thotë)

(Veliaj qesh) Po jeni të dy katunarë nga fshati… tani që është transferuar atje (Edi Rama) dhe na sjell çdo ditë lajme nga fshati…

Duhet të përmirësojmë vendimarrjen ndaj fshatit, përfaqësimin 50 me 50 të vajzave dhe grave. Kemi një përfaqësim dinjitoz nga fshati, dhe disa nisma konkrete përtej gjelave të baldushkut: Tregu publik i shumicës në Farkë!”, tha Veliaj.

Veliaj tha se është mirënjohës që Rama i dha sërish besimin për të drejtuar Tiranën për 4 vite dhe tashmë ai është “dyfish i dashuruar” me Tiranën.

Rama: Kam rënë në dashuri me Bashkinë, dhe tani e kuptoj vështirësinë e Edi Ramës, nostalgjia e një vendi që ke kaluar me përkushtim ditë të tëra… sot jam dyfish i nderuar për besimin që mu dha nga Edi Rama, PS dhe nga qytetarët e Tiranës, dhe e kuptoj edhe Edi Ramën kur ma ka dhënë detyrën se sa të vështirë e ka pasur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat