Një tjetër shkollë në Tiranë po bëhet si e re! Në shtator nxënësit do e gjejnë gati

Tirana

Një tjetër shkollë në Tiranë po bëhet si e re! Në shtator nxënësit do e gjejnë gati

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 12:29
Shkolla në Tiranë

Krahas ndërtimit të shkollave të reja Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe me rikonstruksionin e shkollave aktuale. Puna po vijon me ritme të larta për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare “Bashkim Berisha” në qendër të Njësisë Administrative Ndroq.

Ndërsa edhe pse afati i përfundimit të punimeve në këtë shkollë është muaji nëntor, ajo pritet të jetë gati që ditën e parë të shkollës. Kështu që fëmijët kur të kthehen në shtator do të gjejnë një shkollë të re, plotësisht të rikonstruktuar dhe me kushtet shumë më të mira.

Shkolla 9-vjeçare “Bashkim Berisha” duket sikur po rindërtohet nga e para.

Puna e Bashkisë së Tiranës do të vazhdojë gjatë gjithë verës, në mënyrë që qytetarët e Tiranës nga më të vegjlit te më të rriturit, kur të kthehen nga pushimet të gjejnë një infrastrukturë më të mirë, të gjejnë shkolla të rinovuara, kopshte, çerdhe të reja dhe jo vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat