Bashkia e Tiranës ndërhyn në dy zona për rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve

Tirana

Bashkia e Tiranës ndërhyn në dy zona për rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 10:47
Punimet

Edhe pse temperaturat janë të larta  dhe shumë prej qytetarëve i janë drejtuar bregut të detit për të pushuar, ekipet e punës së Bashkisë së Tiranës janë gjatë gjithë kohës në terren për t’i dhënë zgjidhje dhe për t’i shërbyer qytetarëve. Së fundmi, Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar rrjetin e kanalizimeve në rrugën “Abdyl Frashëri”.

Tashmë, ky rikonstruksion eliminon përfundimisht problematikat e shkarkimit të ujërave dukë mundësuar një shërbim më të mirë ndaj banorëve të zonës përreth. Paralelisht, specialistët e Ujësjellës Kanalizimeve i janë përgjigjur menjëherë shqetësimit të banorëve në rrugën “Rrapo Hekali” duke riparuar rrjetin e ujësjellës kanalizimeve.  Bashkia ka vendosur në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër 08004488, ku çdokush mund të shprehë shqetësimin në lidhje me problematikën e krijuar dhe specialistët do të merren me zgjidhjen e situatës.

Përveç investimeve në linjat kryesore të furnizimit me uji, UKT ka vijuar punën edhe për shtrirjen e investimeve në rrjetin e shpërndarjes së ujit në mënyrë kapilare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat