Nis pastrimi i Lanës në zonat informale, Veliaj: Që të mos kemi probleme kur të jetë kulmi i rrebeshit - Bota Sot
Nis pastrimi i Lanës në zonat informale, Veliaj: Që të mos kemi probleme kur të jetë kulmi i rrebeshit

Tirana

Nis pastrimi i Lanës në zonat informale, Veliaj: Që të mos kemi probleme kur të jetë kulmi i rrebeshit

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 11:27
Nis pastrimi i Lanës

Ndonëse jemi në stinën e verës dhe temperaturat në kryeqytet vijojnë të jenë të larta, Bashkia e Tiranës merr masa për stinën e vjeshtës dhe të dimrit, duke nisur me pastrimin e shtratit të lumit Lana.

Teksa publikon në rrjetet sociale disa foto nga puna e nisur tashmë në terren, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bën të ditur se puna është përqendruar kryesisht në zonat informale.

“Fillojmë në kulmin e vapës pastrimin e Lanës, në zonat informale përtej Pallatit me Shigjeta, që kur të jetë kulmi i rrebeshit të mos kemi probleme!”.

Masat parandaluese të përmbytjeve nisin me shtratin e lumit Lana si një shenjë se Bashkia e Tiranës se vazhdon të kujdeset për kryeqytetasit me ritmin 24 orë në punë, siç edhe e cilëson kryebashkiaku Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...