30-vjeçari qëllohet me armë zjarri në mes të Tiranës

Tirana

30-vjeçari qëllohet me armë zjarri në mes të Tiranës

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 14:33
Ilustrim

Burime të Top Channel bëjnë me dije se, paraditen e kësaj të enjte, në rrugën “Myslym Shyri”,Tiranë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion.

Shtetasit i cili është qëlluar me armë zjarri i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar.

Polica ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat