Tirana në faqet e “New York Times” - Bota Sot
Tirana në faqet e “New York Times”

Tirana

Tirana në faqet e “New York Times”

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 12:49
Tirana në faqet e “New York Times”

Gazeta prestigjoze amerikane “New York Times” i dedikon një artilkull kryeqytetit shqiptar.

Pjese nga shkrimi

Pesë vitet e fundit, Shqipëria është cilësuar nga turistët si ai vendi i rrallë: një cep thuajse fare i pazbuluar i Europës (me rreth 265 milje vijë bregdetare). Vendi i vogël Ballkanik shtrihet përgjatë brigjeve të Adriatikut dhe Jonit, përballë takës së çizmes së Italisë dhe më pak se 45 minuta me target nga ishulli grek i Korfuzit. Së fundmi, në bregdet janë hapur resortet e para e teksa plazhet e qytetit të Sarandës dhe Vlorës po bëhen gjithnjë e më të rehatshme, po ashtu edhe Tirana – kryeqyteti i vendit, me një popullsi mbi gjysmë milionë dhe 22 milje tokë – po zhvillohet si një qytet kozmopolitan, me restorante të reja, dyqane dhe galeri, të cilat përzihen me trashëgiminë thuajse surrealiste të së kaluarës së qytetit.

Për të kuptuar përplasjen e epokave në Tiranë mjafton të vizitoni Sheshin “Skënderbej”, i rinovuar së fundi me shatërvane dhe pllaka të trëndafilta graniti, që mban mbi vete xhaminë me minare të Shekullit të XVIII, një Kishë Orthodhokse shqiptare në formë kubeje e hapur në vitin 2012, një sërë ndërtesash qeveritare që jehojnë arkitekturën fashiste të Italisë së Mussolinit dhe një monolith brutal ku ndodhet Muzeu Historik Kombëtar.

E banuar në kohë të lashta nga fiset Ilire dhe greke, Shqipëria kaloi më shumë se katër shekuj si pjesë e Perandorisë Osmane. Pas 1912, u shndërrua në një monarki me prirje fashiste, e mandej, me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, një shtet komunist i sunduar nga diktatori famëkeq Enver Hoxha.

Në 1991, një vit pas shumë prej fqinjëve të saj nga Blloku i Lindjes, vendi zhvilloi zgjedhjet e para demokratike, e po ashtu ndjeu gumëzhimat e para të një zgjimi kulturor. Tirana mund të mos jetë një skenë e fortë avantgarde, por ngacmon guximshëm me ikonoklasikën e saj– Piramida, një monument i madh kushtuar Hoxhës në qendër të qytetit, është sot një vend i njohur për skate boarder – dhe dëshirën për të jetuar, me të cilën ka joshur shumë turistë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...