Vodhi 2 automjete në Tiranë, bie në pranga 28-vjeçari në kërkim - Bota Sot
Vodhi 2 automjete në Tiranë, bie në pranga 28-vjeçari në kërkim

Tirana

Vodhi 2 automjete në Tiranë, bie në pranga 28-vjeçari në kërkim

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Një 28-vjeçar, i shpallur në kërkim për vjedhje të kryer në bashkëpunim është ndaluar dhe më pas arrestuar nga policia e Tiranës.

Genc Logu, banues në kryeqytet dhe i dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë vodhi në zonën  e Don Boskos dhe në rrugën “Artan Lenja” dy automjete.

Mësohet se shtetasi në fjalë rezulton edhe me precedentë të mëparshëm penalë.

Materialet përkatëse iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...