Maratona e Tiranës, apeli i Veliajt - Bota Sot
Maratona e Tiranës, apeli i Veliajt

Tirana

Maratona e Tiranës, apeli i Veliajt

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 11:04
Erion Veliaj

Maratona e Tiranës rikthehet me datë 13 tetor në edicionin e saj të 4-të.

Pjesëmarrës këtë vit do të jetë edhe vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili duket se e ka marrë seriozisht këtë duke nisur që tani stërvitjen nga kodrat e Parkut të Liqenit.

“Nuk ka pasdite më të bukur, sesa stërvitja me miqtë te Parku i Liqenit. Po ti je gati për Maratona e Tiranës 2019? P.s Këtë muaj lër makinën në shtëpi dhe shëtit Tiranën në këmbë ose me biçikletë”, shkruan Veliaj.

Me një pjesëmarrje të moshave të ndryshme nga shumë vende të ndryshme të botës, maratona mund të cilësohet si ngjarja më e madhe sportiv i kryeqytetit dhe jo vetëm.

Itinerari do të përshkruajë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë por edhe në argëtim.

Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artistiko-kulturore në kuadër të kësaj ngjarje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...