Me pistoletë, thikë dhe drogë me vete, kapet një person në Tiranë - Bota Sot
Me pistoletë, thikë dhe drogë me vete, kapet një person në Tiranë

Tirana

Me pistoletë, thikë dhe drogë me vete, kapet një person në Tiranë

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 12:51
Sendet e sekuestruara

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Kryqëzimi” ka vënë në pranga një person të kapur me armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Efektivët e repartit “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, kanë vënë në pranga R. D., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Mbrëmjen e djeshme, e premte, në rrugën “Teodor A. Ipen”, punonjësit e policisë e kanë ndaluar për kontroll mjetin me të cilin udhëtonte i riu.

Gjatë kontrollit të ushtruar në sediljen e parë të mjetit është konstatuar një çantë krahu, brenda të cilës ndodheshin një armë zjarri pistoletë “Glock Austria” me një krehër me dhjetë fishekë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabisi e ndarë në doza.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë “Glock Austria” me një krehër me dhjetë fishekë; një armë e ftohtë thikë; një sasi lënde e dyshuar kanabisi e ndarë në doza; një mjet dhe aparat celular.

Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi në flagrancë i R. D., nën akuzën e veprave penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...