Tiranë, lëndohet rëndë një grua pas tërmetit

Tirana

Tiranë, lëndohet rëndë një grua pas tërmetit

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Dy tërmete të fuqishme goditën sot Shqipërinë. Epiqendra e tyre ishte në Durrës, kurse magnituda ishte 5.8 ballë dhe 5.6 ballë.

Tërmeti ka goditur edhe Kosovën, megjithatë ende nuk ka informacione për dëme që mund t’i ketë shkaktuar.

Në Shqipëri ka pasur mjaft dëme, ku edhe shumë prej qytetarëve kanë dalë jashtë. Përvëç dëmeve materiale, në Tiranë, një grua është lënduar.

Asaj i ka rënë në kokë një pllakë prapa muzeut dhe sipas informacioneve nga Shqipëria, besohet se është në gjendje të rëndë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe ambulanca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat