Mblidhet Shtabi i Emergjencave, Veliaj: Strehimi i njerëzve do bëhet edhe në konvikte - Bota Sot
Mblidhet Shtabi i Emergjencave, Veliaj: Strehimi i njerëzve do bëhet edhe në konvikte

Tirana

Mblidhet Shtabi i Emergjencave, Veliaj: Strehimi i njerëzve do bëhet edhe në konvikte

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 17:46
Foto

Po zhvillohet aktualisht mbledhja e Shtabit të Emergjencave, ku ndër të tjera po kryhet një pasqyrim i situatës, pas lëkundjeve të fuqishme sizmike.

Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se krahas qendrave sociale, Bashkia e Tiranës, për të gjitha familjet që kanë nevojë për një strehim afatgjatë do të hapë edhe konviktet e studentëve.

“Duhet të vlerësojmë se cilat nga këto familje duhet të kenë nevojë për strehim afatgjatë. Unë isha tani te qendra sociale pashë një familje që kishte rastin e një personi të paralizuar, familjeve të tjera që ishin me shumë fëmijë. Nëse ekipi e vlerëson që është afatgjatë, të strehohen ose te qendrat sociale ose në një nga konviktet. Për nevojat bazë, higjienike dhe fjetje konviktet janë perfekt. Kryeministri ju bëri ofertën për në kavalishencë. Por kur njerëzve nga Durrësi u duket larg, imagjinoni sa u duket banorëve të Tiranës. Nëse u duket larg kavalishenca, kemi këtë plan në Qytet Studenti. Nuk e kemi problem, në raste unike që kemi, siç janë disa pallate, sa të merret një vendim, ne fare mirë mund t’i strehojmë te konviktet dhe banesat sociale. Një nga konviktet të pastrohet dhe të bëhet gati për ata që nuk u konvenon që të shkojnë në kavalishencë”, tha Veliaj.

Nisur nga çfarë po raportohet në mbledhje, gjendja rezulton më e stabilizuar. Mësohet se 150 forca policore janë angazhuar në Tiranë brenda 2 ditëve.

Bëhet me dijeni se aktualisht autoritetet përkatëse gjenden në situatën e vlerësimit të dëmeve, ku shqetësuese rezultojnë dokumentacionet. Subjektet e dëmtuara duhet të plotësojnë një sërë dokumentesh duke u siguruar që ky dokumentacion të mos jetë i mangët.

“Të gjendet mënyra që shtëpitë e rindërtuara të mos paguajnë taksë”, u shpreh Veliaj.

Po kështu shtoi se “në shkollat që mund të ketë rrezik, më mirë të shtyhet mësimi një ditë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...