Veliaj: Filluam rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti - Bota Sot
Veliaj: Filluam rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti

Tirana

Veliaj: Filluam rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 18:26
Erion Veliaj, Xhevdet Xheleku

Banesa e Xhevdet Xhelekut në Petrelë është një ndër shtëpitë që po rindërtohet pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 21 shtatorit.

Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj teksa vizitoi familjet e prekura theksoi se banorët do të hyjnë në shtëpitë e reja brenda muajit dhjetor.

Veliaj: Po vazhdojmë me procesin e adoptimit të shtëpive pothuajse në të gjitha fshatrat e Tiranës. Besoj se shumica e familjeve, përfshirë edhe familjet e Xhevdetit, vitin e ri do ta hamë në shtëpinë e re.

Kryebashkiaku deklaroi se punonjësit janë në terren dhe në krah të njerëzve në nevojë.

Veliaj: Sa të presim ne jo ndërkombëtarë, jo ndihma, ato janë të mirëpritur. Por i zoti e nxjerr gomarin nga balta. Do fillojmë vetë rindërtimin e shtëpive, sidomos në zonat e fshatit, ku shtëpitë janën  monofamiljare dhe një kulm i prishur shkatërron jetën e  një familjeje.

Për Veliajn, ngjarjet e ditëve të fundit tregojnë që Tirana di tia dalë edhe në momente të vështira.

Në Petrelë, Veliaj shoqërohej nga deputetët Xhemal Qefalia dhe Mimi Kodheli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...