Nesër arrin në Tiranë avioni ushtarak grek me ndihma pas tërmetit

Tirana

Nesër arrin në Tiranë avioni ushtarak grek me ndihma pas tërmetit

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

Greqia, duke iu përgjigjur menjëherë thirrjes së autoriteteve shqiptare, ka dërguar ndihmë humanitare në Tiranë, për përballimin e pasojave dhe lehtësimin e të dëmtuarve prej tërmeteve dhe përmbytjeve që goditën së fundmi Shqipërinë.

Ndihma humanitare greke përfshihet në kuadrin e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile i cili koordinon përballimin kolektiv europian të fatkeqësive natyrore, shkruan Top Channel.

Nesër në orën 09:45, pritet të arrijë në aeroportin “Rinas” të Tiranës një avion transporti i Aviacionit Luftarak Grek i cili sjell nga Greqia gjeneratorë, ushqime, ilaçe, tenda, krevate, batanije dhe materiale të tjera të nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat