Vandalizohet statuja e Mbretit Zog në Tiranë - Bota Sot
Vandalizohet statuja e Mbretit Zog në Tiranë

Tirana

Vandalizohet statuja e Mbretit Zog në Tiranë

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 15:30
Statuja e Mbretit Zog në Tiranë

Statuja e Mbretit Ahmet Zogu në Tiranë është vandalizuar mëngjesin e sotëm nga persona ende të paidentifikuar.

Në bazën e statujës janë vendosur shkrime me bojë kundër figurës së Ahmet Zogut.

“Poshtë tradhtari”; “Spiun i serbit”, ndërsa kërkohet që të vendosen statujat e Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe të Bajram Currit.

Statuja e Ahmet Zogut u vendos nga autoritetet shqiptare në vitin 2012 në bulevardin me të njëjtin emër në Tiranë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...