Terror i zhurmave më leje/ Ministria e Mjedisit linceson, tallava dhe Strip Club poshtë pallateve - Bota Sot
Terror i zhurmave më leje/ Ministria e Mjedisit linceson, tallava dhe Strip Club poshtë pallateve

Tirana

Terror i zhurmave më leje/ Ministria e Mjedisit linceson, tallava dhe Strip Club poshtë pallateve

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 20:05
Foto

Nëse jeton në Tiranë detyrohesh të bashkëjetosh me zhurmat e tmerrshme të strip klubeve. Vendet e argëtimit për meshkujt gjendjen në çdo cep të kryeqytetit, zonat më të preferuara janë ato të mbipopulluara.

Për të hapur një biznes të tillë argëtues për gjininë mashkullore duhet të pajisesh me leje mjedisore të Tipit C nga Agjensia Kombëtare e Mjedisit.

Kërcimi i balerinave erotike zakonisht bëhet në bodrumet e pallateve, biznese të tillë pothuajse nuk ekzistojnë në periferi në Tiranës, aty ku nuk mund të shqetësojnë askënd.

Ndërsa një grup i vogël individësh argëtohen, për banorët e zonës një jetës e tillë është kthyer në makth.

“ Është tmerr të jetosh në një vend të tillë. Vuajmë shumë, është zhurmë e tmerrshme” , tha një qytetar.

“ Nuk do doja kurrë që poshtë pallatit tim të kishte biznese të tillë, nuk është e moralshme. “

“ Vajza imë është vetëm 17 vjeçe, nuk do më vinte mirë që të jetonte në një ambient të tillë. Biznese të tilla bëjnë mirë të ngrihen jashtë qytetit dhe të kontrollohen nga bizneset. “, tha një tjetër.

Shumë biznese nuk kanë të shënuar logon e stripit, ato kamuflohen si barë që ofrojnë muzikën live të këngëtarëve të muzikës së tallavsë, por në vende të tilla ka kërcimtare nate.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...