Tension te Drejtoria e Policisë së Tiranës, banorët e “Unazës” tentojnë të thyejnë derën - Bota Sot
Tension te Drejtoria e Policisë së Tiranës, banorët e “Unazës” tentojnë të thyejnë derën

Tirana

Tension te Drejtoria e Policisë së Tiranës, banorët e “Unazës” tentojnë të thyejnë derën

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 11:09
Foto

Ka nisur me tension protesta e banorëve të “Unazës së Re” përpara ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Një prej banorëve ka tentuar të thyejë derën kryesore të godinës së Policisë, por është ndaluar nga protestuesit e tjerë.

Mëngjesin e sotëm u shoqëruan disa banorë të asaj zone, çka ka ngjallur reagimin e ashpër të të afërmve të tyre.

Aktualisht përpara ambienteteve të Drejtorisë të Policisë ndodhen edhe disa prej ish-deputetëve të PD dhe LSI.

Banorët e “Unazës së Re” protestojnë prej gati një viti kundër projektit që parashikon zgjerimin e rrugës dhe shembjen e shtëpive të tyre.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...