Tiranë, deri tani 6 të arrestuar për protestën tek Astiri

Tirana

Tiranë, deri tani 6 të arrestuar për protestën tek Astiri

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 11:53
Tiranë, deri tani 6 të arrestuar për protestën tek Astiri

Shkon në 6 numri i banorëve të arrestuar mbrëmë pas protestës së banorëve të Astirit në Tiranë.

Mësohet se arrestimi i tyre është bërë nga komisariati nr 6. për bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re

"Këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re, kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës “Tedor Keko”, informon policia e Tiranës.

Ata akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Te arrestuarit ne flagrance jane: E. F., 27 vjeç;  R. D., 54 vjeç dhe  T. Gj., 56 vjeç (të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re).

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, pjesëmarrës në bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat