Glover rikthehet në Tiranë, takim me palët politike

Tirana

Glover rikthehet në Tiranë, takim me palët politike

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 11:14
Audrey Glover

Në një kohë kur pritet vendimi çeljen e negociatave dhe palët politike nuk kanë arritur ende në një zgjidhje të krizës politike, shefja e misionit të ODIHR, Audrey Glover është rikthyer në Tiranë për të takuar aktorët politikë.

Top Channel mëson se Glover po zhvillon tani në kryesinë e Kuvendit një takim me socialistët Ervin Bushati dhe Elisa Spiropalin.

Ndërsa në orën 12:00 ajo do të takohet me kreun e Pd në selinë blu dhe në orën 14:00 me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Po ashtu Glover do të takohet edhe me Rudina Hajdarin, Damian Gjiknurin dhe anëtarë të komisionit të Reformës Zgjedhore në orën 15:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat