Pastrimi, Jahollari-bashkive: Merrni masa brenda 6 muajve të parë të 2020

Tirana

Pastrimi, Jahollari-bashkive: Merrni masa brenda 6 muajve të parë të 2020

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 15:23
Suzana Jahollari

Në përfundim të sezonit turistik, prefektja e Tiranës Suzana Jahollari mblodhi përfaqësues të 5 bashkive, të cilave u kërkoi që brenda 6 mujorit të parë të 2020 tu japin zgjidhje pastrimit të akseve nacionale, eliminimit të qeseve plastike apo edhe derdhjes së ujërave të zeza në det.

Ndotja, eliminimi i qeseve plastike dhe derdhja e ujërave të zeza në bregdet janë disa nga problemet që shqetësuan këtë sezon turistik 5 nga bashkitë e qarkut të Tiranës.

Në një takim me prefekten Suzana Jahollari, përfaqësuesit e të vendorëve diskutuan në lidhje me masat e nevojshme që duhet të ndërmerren.

Prefektja Jahollari u kërkoi atyre që brenda 6 mujorit të 2020 duhet një zgjidhje konkrete për këto çështje.

Jahollari: Ka ardhur momenti që gjithsecili të bëjë detyrën që i takon. Pushteti vendor ka detyrat kryesore sa i përket mbajtje pastër, kontrollit të territorit dhe për të realizuar të gjitha detyrimet që kanë. Kjo duhet të përfundojë deri në 6-mujorin e parë të 2020. Vendet e depozitimit që nuk janë të përcaktuara me ligj, por që ju do ti konsideroni të përkohshme. 

Bashkia që më problematike ishte ajo e Kamzës.

Krerëve të bashkisë iu kërkua ngritja e grupeve të punës për pastrimin kombëtar të akseve nacionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat