Nis sezoni i mbjelljeve, 3 mijë pemët e para vendosen përgjatë lumit të Lanës - Bota Sot
Nis sezoni i mbjelljeve, 3 mijë pemët e para vendosen përgjatë lumit të Lanës

Tirana

Nis sezoni i mbjelljeve, 3 mijë pemët e para vendosen përgjatë lumit të Lanës

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 15:58
Foto

Dy anët e lumit të Lanës, nga Materniteti e deri në Shkozë do të rrethohen me gjelbërim.

Bashkia e Tiranës ka nisur për këtë vit mbjelljen e pemëve për të krijuar pyllin orbital,i cili do të rrethojë kryeqytetin. Janë mbjellë një mijë pemët e para.

“ Kur fillon aksioni i mbjelljeve në Tiranë është një ditë shumë e lumtur. E nisim nga Njësia 3, me një super-projekt, për ta kthyer Lanën në një park linear, njësoj si me pjesën tjetër të lumit, Lanën e vjetër. Kjo është Lana e re, nga Materniteti i Ri dhe mbaron në Shkozë, një projekt si çdo projekt i bukur në Shqipëri që kontestohet, që ka debate. Mjafton vetëm ta shikojmë tani që janë mbjellë qindra pemët e para dhe sesi ky segment i parë është shndërruar në një bahçe me lule, sesi korsitë në të dyja anët e Lanës së Re i kanë shtuar vlerën pronës, ka sjellë zhvillim, po hapen dyqane, restorante etj”.ka thënë Veliaj.

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, synon që këtë vit të mbjellë më shumë se sa një vit më parë duke i deklaruar të gjithë e kntribuojnë për rritjen e gjelbërimit në kryeqytet.

“Synimi për këtë vit është pak më i lartë, por kemi edhe shumë sebepe: Kemi 17 nëntorin, pastaj 28-29 nëntorin, festimet për 75-vjetorin e Çlirimit. Është një moment për të kujtuar që, siç u çliruam nga një pushtues, tani duhet të çlirohemi nga të tjerë pushtues, si ndotja e ajrit nga makinat. Për të gjitha këto arsye, qoftë 75-vjetori i Çlirimit, qoftë 100 vjetori i Tiranës kryeqytet, është një arsye për çdo kompani të mbjellë nga 100 pemë; çdo shoqatë, shkollë, fakultet, universitet, të mbjellin nga 100 pemë”, shprehet Veliaj.

Veliaj synon që këtë vit të mbillen 500 mijë pemë dhe deri në fund të mandatit të dytë do të jenë mbjell 2 milionë pemë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat