Arrestohet pjesëtari i tretë i grupit të gjobëvënësve në Tiranë

Tirana

Arrestohet pjesëtari i tretë i grupit të gjobëvënësve në Tiranë

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 09:00
Foto ilustruese

Pjesëtari i tretë i një grupi të strukturuar kriminal që merrej me gjobëvënie është arrestuar në kuadër të operacionit "Përsëritësit"

U ndalua shtetasi V. U., 35 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

"Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky shtetas në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të një grupi të strukturuar kriminal, dy prej të cilëve u arrestuan gjatë operacionit "Përsëritësit", dyshohet se është autor i disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie, ndodhur në periudha të ndryshme kohore në qytetin e Tiranës" informon policia e Tiranës.

Nga ana e grupit hetimor vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve dhe disa ngjarjeve të tjera që dyshohen se janë kryer nga këto persona.

Materialet do i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat