Një 46 vjeçar i ka dhënë fund jetës në Tiranë duke u hedhur nga kati i gjashtë i një ndërtese.
Policia thotë se ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 në rrugën “Irfan Tomini”.
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 12:30 në rrugën “Irfan Tomini”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi R. K., 46 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.