Bashkia e Tiranës investim në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Petro Nini”

Tirana

Bashkia e Tiranës investim në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Petro Nini”

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 18:51
Foto

Bashkia e Tiranës ka përfunduar një tjetër investim të rëndësishëm në rrjetin e ujësjellësit me impakt të drejtpërdrejt në jetën e mijëra banorëve në rrugën “Petro Nini”.

Ky investim u krye sipas të gjitha parametrave bashkëkohore, me materiale cilësore dhe profesionalizëm maksimal. Përmes kësaj ndërhyrjeje u krye zëvendësimi i rrjetit të amortizuar, duke siguruar cilësi më të mirë në furnizimin me ujë për banorët e kësaj lagjeje.

Në këto katër vite, Bashkia e Tiranës ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme në shumë zona të kryeqytetit, duke rinovuar tërësisht rrjetin e amortizuar nga mosvënia dorë prej vitesh duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me ujë të pijshëm dhe të cilësisë së tij.

Në të njëjtën kohë një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përgjigjes në kohë të shqetësimit të qytetarëve për çdo problem në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve përmes specialistëve të UKT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat