Tiranë/ 5 të arrestuar në 24 orë

Tirana

Tiranë/ 5 të arrestuar në 24 orë

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 12:48
Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit, janë vënë në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale në Tiranë.

“Nga Sektori për Krimin Ekonomik në D.V.P Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, u ndaluan, për veprat penale “Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm”,”Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” shtetasit:

R. SH., 23 vjeç, dhe I. R.,23 vjeç të dy banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet të ketë kaluar nga pika e kalimit kufitar automjete të prodhimit Anglez duke shmangur detyrimet doganore.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 1 nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u arrestuan në flagracë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” shtetasit:

A. P., 29 vjeç dhe A. SH., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u bë pasi në parkimin e një qëndre tregtare,për motive të dobta kanë goditur me grushta jashtë rrezikut për jetën shtetasin I. P (punonjës sigurie)

Nga Seksioni për hetimin e aksidenteve rrugore në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë , u arrestua në flagrancë për veprën penale “ Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasi:

F. F., 18 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi më datë,11.11.2019 në aksin rrugor Tiranë – Elbasan duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin duke u përplasur me automjetin tip “Porsche”, i cili ishte ndaluar në sensin e djathtë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes së fortë dhe dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në spital shtetasi K. V.,17 vjeç, si dhe janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dhe disa shtetas të tjerë të cilët morën menjëherë mjekim në spital.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme?, njoftoi policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat