Në Tiranë ka nisur “Darka e Lamës” me ministrin Cakaj dhe preshevarët

Tirana

Në Tiranë ka nisur “Darka e Lamës” me ministrin Cakaj dhe preshevarët

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 18:55
Gent Cakaj

Ashtu siç paralajameroi dite me pare agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ne shkrimin me titull “Pas idesë se “mini schengenit”, një delegacion nga Presheva urgjent të enjten në Tiranë”, delagcioni nga Presheva ka arritur ne Tiranë. Para bisedimeve te neserme ne Ministin e Puneve te Jashtme ne Tiranë sonte eshte shtruar darka e “Lames” deri nfyte (nga supa deri ne “seteliash” dhe bakllava) me ministrin Cakaj  për mysafiret nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva per te marrur pak enrgji për diten e neserme.

Lideret e Lugines se Presheves ne sofer te bashkruar e ne politike te perçare

Nje delegacion prej dhjetë anëtaresh nga Lugina e Preshevës ne prag te dites se Flamurit, sot kane arrtioru per vizite pune ne Tirane ku do te priten nga ministri i Puneve te Jashtme Shqiptare Gent Cakaj, njofton media duke ju referuar burimeve diplomatike nga Tirana.

Situata aktuale, sidomos ajo e politike dhe ekonomike ne krahine e Luginës se Preshevës, pastaj dilaogu i Brukselit dhe injorimi shqiptareve ne kete proces si dhe ideja e presidentit serb Aleksander Vucic dhe krymenistrit Edi Rama per nje “mini Schengen” (Shqiperi, Serbi, Maqedoni dhe Kosovë) do te jene teme e diskutimeve mes delegacionit nga Presheva dhe shefit te diplomacise shqiptare Gent Cakaj.”

Do theksuar se Ministri i Jashtëm z.Cakaj, se fundit ka njoftuar se Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë ka vendosur dhënien e një mbështetjeje shtesë financiare për Këshillin Kombëtar në Serbi me qëllim blerjen e teksteve shkollore. Premtime te ngjajshme kishte dhene edhe  para 2-3 vitesh edhe shefi i tij Edi Rama ne Nish gjate takimit me Aleksander Vuçiç (sikur tekstet ashtu edhe per ceshtjen e diplomave) por deri tash asgje s’eshte bere konkrete ne këte drejtim.

Pjese e delegacionit nga Presheve do te jene kreret e tri komunave shqiptare aktualisht ne Jug te Serbisë (Medvegja, Bujanoci dhe Presheva) Ragmi Mustafa nga KKSH, Sami Salihu (kryetar i Kuvendit) Muharrem Salihu, Shaip Kamberi dhe Shqiperim Arifit si dhe lidere te partive politike dhe perfaqesus nga Lugina si: Ardita Sinani (PVD) Ragmi Mustafa (PDSH) Nagip Arifi (PD) Skender Destani (BDL) etj…

Pas idesë se “mini schengenit”, një delegacion nga Presheva urgjent në Tiranë

Sipas korrespondentit te medias darka per mysafiret nga Preshvea per pak minuta nis me shefin e diplomacise shqiptare z.Cakaj. Njftohet se lidertet nga lguian ern sofer jane unik, te shofim neser a do tejne ne politike unik apo jo ku pritet te diskutohet siatuata ekonomike dhe politieke në Luginen e Presheves nje jave para festes dhe protestes gjthëpopullore me 28 Nëntor ner Preshevë.

Delegacioni nga Presheva neser në Tiranë me shefin e diplomacise shqiptare, sigurisht do te do te flasin edhe per mungesen e flamurit kombëtar, tekstet shkollore ne gjuhen shqipe, mos njohjen e diplomave apo mbeshtejen financiare nga shteti amë, sikur qe Serbia ndihmon pakicen serbe ne Kosovë.  Pritet qe te nenshkruhen disa marrevshje bashkepunimi sidomos ne lemin e arsimit dhe kultures.

Çeshtja e Presheves u zu n’goje dite me pare (8 nentor) edhe ne Gjenevë ne Formumin Boteror Ekonomik nga ana e Edi Ramës dhe Aleksander Vucic nga ku ndoli edhe ideja e “mini Schengenit” e cila me pas u elaborua gjer e gjate ne takimin e radhes ne Oher mes krereve te Shqiperise, Maqedonise dhe Serbisë, cka me pas pasuan reagime dhe kritika te ashpra si nga Preshevë apo ashtuj edhe nga Prishtina e Tirana ne adrese te Edi Ramës.

Njeri nga anetaret e këtij delegacioni nga Presheva ka deklaruar se pasneser ne Tiranë do te kerkoje ndihme nga Shqiperia si aleate e NATO-s që përmes faktorit nderkombetar t’i bejne presion Beogradit per te hequr dore nga politikat diskriminuese ndaj shqiptareve etnik ne Luginen e Preshevës,  duke kerkuar largimin e ushtrise dhe makinerise luftarake (tanke) nga vedebanimet shqiptare, te ndalen provokimet serbe me aeroplan mbi qatit e shtepive si dhe inkudrimin e Lugines se Preshevës  ne procesin e dialogut ne Bruksel etj, sepse Beogradi qe 20 vite Luginen e Presheve e mban ne etër, as ne lufte e as në paqe?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat