Rrugët më gropa në Tiranë po shkatërrojnë mjetet e qytetarëve - Bota Sot
Rrugët më gropa në Tiranë po shkatërrojnë mjetet e qytetarëve

Tirana

Rrugët më gropa në Tiranë po shkatërrojnë mjetet e qytetarëve

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 16:32
Foto

Rrugët mbeten një nder problemet me shqetësuese për drejtuesit e automjeteve, të cilët shprehen se mungesa e infrastrukturës ka bërë që makinat e tyre të dëmtohen herë pas here. Një gjë të tillë e konfirmon edhe një inxhinier mekanik, i cili tregon dëmtimet që merr një makinë si pasojë e rrugëve pa standarde.

Trafiku, rrugët e paasfaltuara dhe me gropa në Tiranë po kthehen në shqetësim kryesor.

Nuk janë vetëm zhurmat dhe stresi, ato që bëjnë të ngrenë zërin qytetarët, por edhe dëmi ekonomik që u shkaktohet.

"Këtu është bërë katrahurë, nuk ka inxhinierë dhe arkitektë që rregullojnë këto rrugë."

"Copë-copë, gjithë gropa. Duhen rregulluar rrugët se vetëm probleme kemi".

"Rrugët e Yzberishtit gjithë gropa, vazhdimisht prishen makinat."

Sipas inxhinierëve mekanikë, mungesa e infrastrukturës sjell dëme të rënda në automjet.

"Vetë makina është mall konsumi. Prishen pjesët inxhinierike për pasojat e rrugës jo të mirë, kemi ndërruar edhe motor. Sa më gjatë të mbahet shkelur fraksioni, dëmtohet. Te makinat e reja kushton 800-900 euro."

Mungesa e rregullave në rrugët në ndërtim sjell jo vetëm dëmtim të mjetit.

"Kur frenon një makinë në asfalt të pastër makina ndalon në tre metra. Por nëse ka gurë, zhavorr, guri krijon  atë si tip zari dhe makina mund të shkojë 10 metra zvarrë."

Në marrjen e mandatit të parë, kryebashkiaku Veliaj premtoi investime në infrastrukturë, por duket se tashmë premtimi mbetet larg realizimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat