Mesazhi i të riut nga Tirana: Kujt i hyn në punë pika e kalimit kufitar në një korridor shtëpie!

Tirana

Mesazhi i të riut nga Tirana: Kujt i hyn në punë pika e kalimit kufitar në një korridor shtëpie!

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 00:11
Policia e Kosoves

Gjithmonë në ditë të vështira populli shqiptar ndër shekuj i ka dalë në krahë e ka bashkëndjerë njëri me tjetrit.

Sot, Kosova tregoi se nuk kursen asgjë dhe rri zgjuar e ndjen dhimbje me vëllezërit e motrat në Shqipëri, pas tragjedisë që tmerroi e shkaktoi viktima e dëme të shumta.

Sot, u thye edhe kufiri që ndanë këto dy shtete që flasin një gjuhë e kanë një histori të përbashkët.

E, një mesazh i fuqishëm përmes rrjetit Facebook erdhi edhe nga një qytetar nga Tirana, i cili tha se pika kufitare në Morinë sot ka rënë, ndërsa askujt nuk i hyn në punë kjo pikë e kalimit.

Ky është statusi i të riut nga Tirana:

Sot ra pika kufitare e Morinit. Pres qe nga neser punonjesit t’ia vene vete flaken. Kujt i hyn ne pune pika e kalimit kufitar ne nje korridor shtepie?

Sot ra pika e prerjes se biletave ne Kukes. Kujt i hyn ne pune ajo bilete, kur Kosova sot pagoi abonene e perjetshme?

Sot ra barriera “ne” dhe “ata”. Parimi i perjetshem: “Kush qan me mua dhembjen time eshte une.”

Sot ra Kushtetuta. Nje ushtri e huaj shkeli vendin dhe ne nuk jemi ne lufte. Duhet Kushtetute e re. Ajo ushtri nuk eshte me e huaj.

Sot rane festimet e Dites se Flamurit. Kuptuam qe festa me e madhe ende nuk ka ardhur. E festat ndahen me ke ndan dhembjen.

Ua kthefshim ne gezime!…Hmm…Ne finalen e play off-it Kosove-Maqedoni e Veriut, si fillim. Nuk do te kete gezim me te madh, edhe politik, se nje Kosove ne Euro 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat