Bashkia Tiranë harron rrugët

Tirana

Bashkia Tiranë harron rrugët

Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 16:22
Ilustrim

Amortizimi i rrugëve në Tiranë është një shqetësim i qytetarëve për të cilin bashkia nuk përgjigjet. Gropat në mes të rrugëve, detyrojnë drejtuesit e automjeteve të manovrojnë duke rrezikuar edhe aksidente, ndërsa në pamundësi për ti shmangur marrin kostot e dëmtimeve. Kamerat e RTV Ora kanë vëzhguar disa nga akset më të rëndësishme të qytetit, ku panorama rezulton të jetë e njëjtë.

Drejtues të automjeteve përpiqen sa më shumë ti shmangin gropat, por në mjaft raste dhe këto manovrime nuk mjaftojnë .

Në këtë situatë janë segmente të tëra rrugore në Tiranë, pavarësisht rikonstruksioneve vazhdojnë përsëri të mbeten shqetësim. Shpesh duke sjellë trafik të rënduar dhe vështirësi në qarkullim.

Bashkia e Tiranës duket se ka dështuar sa i përket mirëmbajtjes së rrugëve.

Disniveli i kapakëve të pusetave më asfaltin gjithashtu është një pamje e zakontë në rrugët e Tiranës që shpesh sjell vështirësi në qarkullim, por kjo panoramë nuk shqetëson drejtuesit e bashkisë, të cilët kujdesen që në facebook të paraqesin vetëm pamjet që i shërbejnë propagandës.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat