Viti i Ri në Tiranë: Spektakli i fishekzjarreve dhe urimet për mot të begatë

Tirana

Viti i Ri në Tiranë: Spektakli i fishekzjarreve dhe urimet për mot të begatë

Më: 1 janar 2020 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Mijëra persona e kanë pritur natën e Vitit të Ri në sheshin skënderbej. Sigurisht kulmin e festës e kanë shënuar fishekzjarret, të cilat ashtu si edhe një vit më parë ishin të organizuara dhe më pak të hedhura prej vetë familjeve

Në urimet e Vitit të Ri ka mbizotëruar tërmeti.

“Të kenë sa më shumë begati. Familjet e prekura nga tërmeti i uroj të rimëkëmben sa më shpejt”

Sigurisht urimet për një vit të mbarë dhe shëndet në familje të gjithë shqiptarëve nuk kanë munguar

Prindërit presin arritje në mësime prej fëmijëve, madje duke u ndier krenar për ta

Stafi i Ora News dhe RTV Ora i bashkohet urimeve për një vit të begatë dhe me më shumë të mira për shqiptarët kudo ku janë në trojet e vendit por edhe në emigrim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat