Kërkohej ndërkombëtarisht, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari

Tirana

Kërkohej ndërkombëtarisht, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari

Më: 2 janar 2020 Në ora: 11:23
Ilustrim

Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë G. R, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, për ketë shtetas Gjykata e Shkalles se Pare për Krime te Renda më datë 18.12.2019, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për vepra penale “ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kapet dhe ndalohet një 43 vjeçar i kërkuar për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në kuadër të planit të posaçëm të masave për garantimin e rendit e sigurisë para, gjatë dhe pas natës së ndërrimit të viteve, mbajtjen nën kontroll të situatës, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe ata në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë, në bazë të informacionit të marrë në rrugë operative, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, në bashkëpunim me Forcën e posaçme “Shqiponjat” dhe Patrullën e Përgjithshme kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: G.R, 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi ishte i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Për ketë shtetas Gjykata e Shkalles se Pare për Krime te Renda më datë 18.12.2019, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për vepra penale “ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat